Çudia e re e Botërorit, FIFA vendos që lojtarët debutues të kenë një simboll dallues në uniformën e tyre
Me sloganin ‘We Were All Children Once’(Të gjithë kemi qenë fëmijë dikur), Kings League dhe UNICEF nisën fushatën e tyre me rastin e Playoff Week të kompeticionit me objektivin për të përfshirë direkt komunitetet e Kings League përë të mbështetur fëmijët dhe adoleshentet që po rriten në kushte në disavantazh pa mbrojtje, arsim apo ambiente të sigurta.
Kjo nismë sheh që të marrin pjesë figura të tilla si Lamine Yamal, Marcelo, Abbiati e Dida, si dhe padyshim Presidenti i Kings League, Gerard Pique dhe do të jetë aktive në Spanjë, Brazil, Meksikë, Itali, Francë dhe Gjermani ku milionë shikues dhe ndjekës të Kings League do të kenë mundësinë për të marrë pjesë në këtë bashkëpunim të paprecedentë. Paralelisht me kompeticionin sportiv, presidentët e skuadrave të ligave të ndryshme do të sfidohen me objektivin që të mobilizojnë të gjithë ekosistemin e Kings League në 8 ditë
Duke nisur nga një ide e thjeshtë ‘Të gjithë kemi qenë fëmijë’, fushata vë në dukje një emergjencë reale; jo të gjithë fëmijët kanë të njëjtat mundësi dhe miliona prej tyre jetojnë pa kushtet bazë të nevojshme për t’u rritur me potencialin e tyre të plotë. Për më tepër UNICEF dhe Kings League impenjohen për promovimin së bashku të hapësirave digitale të sigurta ku respektohen të drejtat e fëmijëve, iu jepet zë opinioneve të tyre dhe promovohet mirëqënia e tyre. Sot jeta e fëmijëve është edhe në botën digitale dhe kjo mund të jetë një hapësirë që mbron, i bën të përgjegjshëm dhe shoqëron fëmijët dhe të rinjtë.
View this post on Instagram
Top Channel