“Nuk iu dha ndihmë fëmijëve”/ Aksidentoi për vdekje dy fëmijë, zbardhet dëshmia e Nikoll Radaçit: Dola nga makina dhe…
E ftuara në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, me Salsano Rrapi dhe Elona Duro, fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka folur për herë të parë pas përfundimit të spektaklit dhe shpalljes së saj si fituese.
Në një intervistë ekskluzive, ajo rrëfeu emocionet pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke theksuar se fitorja i ka sjellë një ndryshim të madh në jetën personale dhe profesionale. Selin foli gjithashtu për presionin e publikut dhe për mënyrën se si e ka përjetuar famën e menjëhershme.
Gjatë rrëfimit, ajo u ndal edhe te rrugëtimi i saj brenda spektaklit, duke kujtuar momentet e pasigurisë në fillim, krijimin e aleancave, si dhe sfidat emocionale që e kanë formësuar gjatë garës.
E pyetur për jetën e saj personale dhe raportin me Gimbon, Selin u shpreh se nuk e sheh famën si pengesë në marrëdhënien e tyre.
“A do e lije famën për Gimbon apo Gimbon për famën?”, ajo u përgjigj: “Në këtë pikë që jam tani jam e lumtur sepse fama nuk më ka penguar të jem me Gimbon.”
Ndërsa për dashurinë e saj, ajo tha: “Dashuria ime për Gimbon është, nuk është nga 1 te 10, ose është ose nuk është, kështu që është.”
Top Channel