Sulmet mbi Ngushticën e Hormuzit, Trump refuzon të përgjigjet nëse armëpushimi mes SHBA dhe Iranit ka marrë fund
Demi Moore, regjisorja kineze fituese e Oscar-it Chloe Zhao dhe aktori suedez Stellan Skarsgård janë ndër anëtarët e jurisë së Festivalit të 79-të të Filmit në Kanë, i cili do të drejtohet nga regjisori koreano-jugor Park Chan-wook, njoftuan organizatorët.
Juria, e përbërë nga nëntë anëtarë, përfshin gjithashtu skenaristin Paul Laverty, aktorin Isaac de Bankolé, regjisoren dhe skenaristen belge Laura Wandel, regjisorin kilian Diego Céspedes dhe producenten Ruth Negga. Ky ekip do të ketë detyrën të vlerësojë 22 filmat në garë dhe të ndajë çmimet kryesore të festivalit, përfshirë Palmën e Artë.
The 2026 #Cannes Film Festival jury has been revealed:
• Park Chan-wook
• Demi Moore
• Chloé Zhao
• Stellan Skarsgård
• Ruth Negga
• Laura Wandel
• Diego Céspedes
• Isaach De Bankolé
• Paul Lavertyhttps://t.co/OekSqD6IOP— Variety (@Variety) May 4, 2026
Festivali i Filmit në Kanë do të zhvillohet nga 12 deri më 23 maj 2026. Në edicionin e vitit 2025, çmimin kryesor e fitoi filmi “A Simple Accident” i regjisorit iranian Jafar Panahi.
Demi Moore rikthehet kështu në Croisette, ku në vitin 2024 tërhoqi vëmendje me filmin “The Substance” të regjisores franceze Coralie Fargeat, një rol që shënoi rikthimin e saj në skenën e madhe të kinemasë ndërkombëtare.
Top Channel