“Historik për shumë arsye”/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, Kreshnik Spahiu në Top Story: Nuk përfitojnë politikanët
Fjalimi i deputetes Marjana Koçeku në dialektin gegë gjatë seancës së 14 prillit u transkriptua nga administrata e Kuvendit të Shqipërisë në gjuhën standarde zyrtare, sipas procesverbalit të publikuar.
Pyetur nga BIRN, Kuvendi bëri me dije se përdorimi i shqipes standarde në dokumentet zyrtare është “detyrim ligjor”, ndërsa respektimi i rregullave të drejtshkrimit është i detyrueshëm.
Deputetët mund të kërkojnë korrigjime vetëm për gabime përmbajtjeje, jo për përdorimin e dialekteve.
Koçeku, e zgjedhur nga listat e mbyllura të Partisë Socialiste në Shkodër, përdori gegërishten për të përshkruar politikat e zhvillimit në zonat malore të veriut. Ajo i përgjigjej kritikave për përdorimin e dialektit duke deklaruar se “gegnishtja jeme âsht politike”.
Debati mbi fjalimin e saj shkaktoi reagime të ndryshme në media dhe opinion publik, disa duke e kritikuar, të tjerë duke e lavdëruar. Megjithatë, në procesverbalin zyrtar të Kuvendit, Koçeku figuron duke folur në standardin e gjuhës shqipe.
Kuvendi theksoi se përdorimi i normës standarde garanton qartësi dhe kuptueshmëri për publikun, duke respektuar diversitetin e dialekteve krahinore të përfaqësuara nga deputetët.
Top Channel