Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik në Durrës, ku humbën jetën 2 fëmijë dhe u plagos rëndë një tjetër.

Fëmijët kanë qenë duke luajtur pranë shtëpive të tyre në lagjen 15 të Durrësit, ndërsa korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, bën me dije se aty kanë qenë katër fëmijë, por njëri prej tyre ka arritur t’i shpëtojë përplasjes duke u fshehur pas një biçiklete.

Autori i dehur Nikoll Radaçi ka humbur kontrollin dhe i ka marr para.

Top Channel