Skandali me arbitrat në Itali, Izaghi flet hapur: Thonë se u favorizuam, por ne humbëm gjithçka në atë sezon
Sali Berisha për momentin është kandidati i vetëm në garën për kryetar, që afati i përfudnon sot në mesditë.
Në skadim të afatit për depozitimin e kandidaturave pranë Komisionin të Zgjedhjeve në PD asnjë demokrat nuk ka shfaqur ambicien për t’i dalë përballë kryetarit.
Megjithatë sot është limiti i fundit për të depozituar dokumentacionin pranë Komisionin të Zgjedhjeve ne PD, për këdo që kërkon të sfidojë.
Udhëzimi i lëshuar me 18 mars, por që u bë publik vetëm një ditë para skadimit të afatit për depozitimin e kandidaturave përcakton edhe kriteret për të marrë pjesë në garën e 23 majit.
Mes kritereve bie në sy edhe ai i dekriminalizimit, që mesa duket prek Ervin Salianjin, i vetmi emër që ka shpallur publikisht ambicien për të sfiduar Sali Berishën në garën për kryetar.
Kriteret për kandidatët për Kryetar të PDSH-së janë:
Anëtar i Partisë Demokratike, figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik, me angazhim politik dhe elektoral të paktën 10 vjeçar në Partinë Demokratike;
Të ketë eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar/rajonal në betejat politike të Partisë Demokratike, për kauza qytetare dhe politike;
Të plotësojë kriteret e zgjedhshmërisë sipas ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Top Channel