Protestat masive në Itali, 160 arrestime për 4 orë në Milano, thyerje dyqanesh e plaçkitje në të gjithë qytetin 18/10 22:52
Qeveria britanike ka njoftuar një financim shtesë prej 25 milionë paundësh për rritjen e patrullave të policisë dhe sigurisë në komunitetet hebraike pas sulmit të së mërkurës në Golders Green.
Fondet do të përdoren gjithashtu për të vendosur mbrojtje të mëtejshme rreth sinagogave, shkollave dhe qendrave komunitare.
Më herët sot, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje qeverisë britanike të shtojë më shumë mbrojtjen për hebrenjtë.
Kjo deklaratë vjen pas sulmeve antisemitike.
“Ne kërkojmë dhe presim veprime nga qeveria britanike për të mbrojtur hebrenjtë e Anglisë dhe për të sjellë antisemitët para drejtësisë”, thuhet në deklaratë.
Top Channel