Atentati ndaj çiftit në Lezhë, policia shpall në kërkim tre autorët e dyshuar
27/04/2026 11:31
Policia ka shpallur në kërkim tre persona si autorë të dyshuar të atentatit të djeshëm në Balldren të Lezhës.
Nga të shtënat me armë humbën jetën çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.
Policia në një deklaratë për mediat thotë se janë parë pamjet filmike dhe është identifikuar një nga automjetet, tip ‘AUDI A4’. Po ashtu janë identifikuar tre të dyshuarit, shtetasit me iniciale A.M., 22 vjeç dhe F.M., 32 vjeç, dhe R.M, 23 vjeç banues në Lezhë.
Dyshohet se vrasja vjen për arsye të hakmarrjes. Pas identifikimit të autorëve, janë ushtruar kontrolle në banesat e tyre, por nuk janë gjetur. Sakaq vijon puna për gjetjen e automjeteve dhe armëve të përdorura në këtë atentat.
Top Channel