Kthyen apartamentin e marrë me qira në ‘fole’ prostitucioni, pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane në Durrës
Është shtyrë gjykimi në themel për ish-presidentin Ilir Meta. Procesi ka zgjatur më pak seç pritej, sepse nga sa raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, gjyqi është shtyrë për datën 11 maj, ora 12:00 e mesditës.
Avokatja e Fatime Kryemadhit, e ëma e Monika Kryemadhit, ka kërkuar ndërprerje të seancës, për shkak se nuk ka në prokurë tagrat për të kërkuar gjykim të shkurtuar.
Sot ishte hera e parë që një gjyq i Metës transmetohej direkt në media sociale apo në televizion, teksa u pa edhe një ndryshim në pamjen e ish-presidentit, i cili qëndron prej më shumë se një viti i izoluar në “Burgun 313”.
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, pas përfundimit të seancës dha një deklaratë për mediat, ku tha se ish-presidenti meriton gjyq publik, teksa përmendi rastin e Fatos Nanos.
Zhvillimet:
Ora: 12:27
Ish-presidenti Ilir Meta, pre 18 muajsh mbahet në paraburgim, ndërsa gjyqi ndaj tij vijon. Këtë të hënë, për herë të parë gjyqi në themel në GJKKO u transmetua një pjesë online, ku shihej Meta në kafazin e xhamit, e pranë tij ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi dhe avokati i tij Kujtim Cakrani.
Ora: 11:13
Këtë të hënë mbahet seanca e parë e gjyqit të themelit për ish-presidentin Ilir Meta. Anila Hoxha raporton për Top Channel, se Kreu i PL-së, u shfaq në kafazin e xhamit të sallës së gjyqit, ku ka përshëndetur publikun me dy gishtat lart dhe më pas bën shqiponjën me duar duke thënë “Shqipëria e shqiptarëve”.
Ora: 11:01
Sot do të mbahet seanca e parë e gjyqit të themelit për ish-presidentin Ilir Meta dhe të tjerët. Gazetarja Anila Hoxha raporton se seanca nis në orën 11:00. Përfaqësues të Partisë së Lirisë kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme, për të ndjekur seancën.
Top Channel