Më tepër se një vit nga arrestimi, ish-presidenti Ilir Meta u shfaq në kafazin e xhamtë e së bashku me të edhe simboli i shqiponjës që e ka kthyer në një mjet komunikimi politik prej kohës kur ishte i lirë.
Të djathtët dhe deputetë të Partisë së Lirisë hynë në gjykatë për të ndjekur seancën e parë të themelit, ku Meta dhe ish-bashkëshortja e tij akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Mes të dyve nuk pati asnjë komunikim.

Kërkesa e parë e Metës ishte ajo e transmetimit direkt të procesit, por nuk u dëgjua.
Gjatë apelimit të palëve gjykata konstatsoi se ish-vjehrra Fatime Kryemadhi duhet të rinjoftohet sërish mbasi avokatja e saj nuk e kishte të detajuar në prokurorë tagrin për të kërkuar gjykim të shkurtuar. Gjykimi i pesë të pandehurve u shty për në datën 11 maj.
Top Channel