Aksident tragjik në Elbasan/ Motori del nga rruga, humb jetën drejtuesi dhe plagoset bashkëshortja e tij

26/04/2026 08:47

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje pak para mesnatës në Elbasan, ku një motor me ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe ka humbur jetën një 45-vjeçar, drejtues i motomjetit.

Bashkëshortja pasagjere ka arritur të shpëtojë me dëmtime të lehta.

NJOFTIMI POLICISË – Elbasan, informacion paraprak. Rreth orës 23:20 të datës 25.04.2026, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në fshatin Labinot, motomjeti me drejtues shtetasin A. K., 45 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi A. K. ka humbur jetën në spital, ndërsa është dëmtuar lehtë shtetasja F. K. (bashkëshortja e tij), e cila udhëtonte në motomjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Top Channel