Izraeli vazhdon sulmet në Libanin jugor, armëpushimi i pjesshëm me Hezbollahun në ngërç Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump u larguan me urgjencë nga darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pasi një person i armatosur hapi zjarr.
Nata më e madhe e vitit në Uashington u kthye në kaos pasi të shtëna u dëgjuan në hollin e hotelit Washington Hilton rreth orës 20:15.
Presidenti dhe Zonja e Parë u dërguan menjëherë në një ambient të sigurt, të ndjekur nga anëtarë të kabinetit. Eventi luksoz sapo kishte nisur kur një i dyshuar i armatosur me një “armë të fuqishme” hyri me forcë në hollin e hotelit.
Mijëra të ftuar u detyruan të fshiheshin poshtë tavolinave dhe karrigeve, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret hynë në sallë duke u kërkuar të gjithëve të mbroheshin. Qindra gazetarë nisën të telefononin për të raportuar zhvillimet.
Një agjent i Shërbimit Sekret u qëllua, por sipas një burimi për Daily Mail, ai kishte veshur jelek mbrojtës. Nuk janë raportuar të lënduar dhe Presidenti konfirmoi më vonë se autori i të shtënave është “arrestuar”. Ai dhe Zonja e Parë janë larguar nga hoteli dhe janë kthyer në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti po merrte pjesë në këtë event për herë të parë që nga viti 2011 dhe pritej të nderohej si dhe të mbante një fjalim.
Shërbimi Sekret dhe autoritetet e tjera mbushën sallën e banketit në Washington Hilton, ndërsa qindra të ftuar që po hanin u fshehën poshtë tavolinave. “Largohuni nga rruga, zotëri!” bërtiti dikush, ndërsa të tjerë bërtisnin që të uleshin poshtë. “Shërbimi Sekret i SHBA-së, në koordinim me Policinë Metropolitane, po heton një incident me të shtëna pranë zonës kryesore të kontrollit me detektorë metali në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Një person është në paraburgim,” tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për Daily Mail.
Gjendja e personave të përfshirë nuk dihet ende dhe autoritetet po vlerësojnë situatën.
Pallati mbretëror i Buckinghamit ka konfirmuar se vizita shtetërore e Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla në SHBA do të vazhdojë sipas planit, edhe pas incidentit me të shtëna në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë gjatë mbrëmjes së ditës së djeshme.
Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCA) ka reaguar pas të shtënave të ndodhura mbrëmjen e kaluar në hotelin Washington Hilton, duke e cilësuar ngjarjen si një moment të trishtueshëm për të gjithë të pranishmit. Në një deklaratë, presidentja e shoqatës, Weijia Jiang, vlerësoi reagimin e Shërbimit Sekret dhe forcave të rendit, duke theksuar se veprimet e tyre “mbrojtën mijëra të ftuar”.
Colle Allen, 31-vjeçari i dyshuari për sulmin në Uashington në darkën e Trump me gazetarët dhe i akuzuar për armëmbajtje po mbahet aktualisht në një stacion të Departamentit të Policisë Metropolitane në veriperëndim të Uashingtonit, sipas burimeve të zbatimit të ligjit.
Personi i armatosur që hapi zjarr në darkën e Trump me gazetarët, Cole Allen, dyshohet se u kishte dërguar anëtarëve të familjes një mesazh me përmbajtje kërcënuese 10 minuta para se të vepronte. Sipas burimeve të cituara nga mediat amerikane, në këtë dokument ai e përshkruante veten si “Vrasësi Federal Miqësor” dhe shprehte synimin për të sulmuar zyrtarë të administratës Trump.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se personi i dyshuar i armatosur i cili hapi zjarr në darkën e tij me gazetarët, mund të ketë vepruar i nxitur nga “urrejtje në zemër”. I pyetur për motivin, Trump u shpreh se ngjarja mund të ketë pasur një prapavijë fetare, duke e cilësuar atë si “fortësisht antikristiane”.
17:23 Atentati në ndaj Trump, presidenti: Incidenti nuk do kishte ndodhur nëse do kishim ndërtuar…
Donald Trump i lidhi të shtënat në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të shtunën në mbrëmje me sallën e re të ballove në Shtëpinë e Bardhë që presidenti ka insistuar gjithmonë të ndërtohet.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka reaguar pas të shtënave me armë gjatë darkës së Trump me gazetarët në Uashington. Në një postim në platformën X, Leavitt tha se situata u “rrëmbye nga një person i çmendur dhe i shthurur që synonte të vriste Presidentin dhe sa më shumë zyrtarë të lartë të administratës Trump të ishte e mundur”.
Një profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, Dominguez Hills ka përshkruar autorin e dyshuar për sulmin, Cole Tomas Allen, si një student të sjellshëm dhe të përkushtuar. Në një deklaratë për mediat ndërkombëtare, profesori Bin Tang tha se Allen ishte një nga studentët më të mirë në klasën e tij.
Në më pak se dy vjet, katër ngjarje të rënda kanë ndodhur në lidhje me sigurinë e Donald Trump dhe ngrenë shqetësime serioze mbi nivelin e polarizimit dhe dhunës politike në Shtetet e Bashkuara. Dy prej tyre u konsideruan tentativa të drejtpërdrejta për atentat, ndërsa një tjetër u ndalua përpara se të shndërrohej në sulm të hapur.
Udhëheqësit botërorë dënuan dhunën dhe shprehën lehtësim që presidenti amerikan dhe të ftuarit në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë janë të sigurt, pasi në vendin e ngjarjes u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkroi në X se ai dhe gruaja e tij “ishin të tronditur nga tentativa e vrasjes së Presidentit Donald Trump mbrëmë në Uashington”.
Një oficer i Shërbimit Sekret Amerikan, i cili u qëllua të shtunën në mbrëmje në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, është liruar nga spitali, sipas Shefit të Komunikimit të USSS-së, Anthony Guglielmi.
Detajet rreth të dyshuarit që hapi zjarr jashtë sallës së vallëzimit ku Presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë po merrnin pjesë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë mbrëmjen e djeshme, kanë filluar të dalin në dritë.
Personi i dyshuar i armatosur që sulmoi një pikë kontrolli sigurie në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke e detyruar Presidentin Donald Trump të evakuohej, është identifikuar si Cole Tomas Allen, thanë për CNN tre burime të njohura me çështjen. Burri 31-vjeçar nga Kalifornia studioi inxhinieri dhe është i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Kalifornisë, i njohur edhe si Caltech, sipas materialeve të ndara me CNN.
Presidenti Donald Trump tha se një i dyshuar është arrestuar pasi u dëgjuan të shtëna pranë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC, duke shtuar se autoritetet federale po hetojnë banesën e tij në Kaliforni. “Personi është arrestuar. Ata po shkojnë në apartamentin e tij. Mendoj se jeton në Kaliforni, dhe është një person i sëmurë, shumë i sëmurë, dhe ne nuk duam që gjëra të tilla të ndodhin,” tha Trump pasi u shoqërua jashtë skenës gjatë incidentit.
Pak momente para se të dilte në konferencë për shtyp, Presidenti Trump publikoi në llogarinë e tij në Truth Social videon e marrë nga kamerat e sigurisë që tregon momentin kur autori i arrestuar kalon kordonin e sigurisë për tu futur në ambientet ku mbahej darka me gazetarët. Presidenti thotë se sapo ka postuar në rrjetet sociale një foto të personit që ndodhet në paraburgim, si dhe pamje nga kamerat e sigurisë që duket se tregojnë fillimin e të shtënave.
Presidenti Trump tha në mbrëmje se “një person sulmoi një pikë kontrolli sigurie i armatosur me disa armë”. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë pasi u largua me urgjencë nga skena në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump tha se “një person sulmoi një pikë kontrolli sigurie i armatosur me disa armë”. Presidenti nuk u lëndua dhe një i dyshuar është në paraburgim.
04:13 Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj njërit prej agjentëve të Shërbimit Sekret
Një agjent i Shërbimit Sekret të SHBA-së u qëllua gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën në mbrëmje, sipas tre personave të informuar që folën për CNN. Plumbi goditi pajisjen mbrojtëse të agjentit dhe ai u dërgua në një spital lokal. Gjendja e tij nuk ishte menjëherë e qartë.
Gazetari i CNN, Wolf Blitzer, ishte vetëm pak metra larg një personi të armatosur që filloi të qëllonte gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në hotelin Washington Hilton. “Autori ishte qartësisht i shtrirë në tokë duke qëlluar kur e pashë, isha vetëm disa metra larg,” kujtoi gazetari veteran të shtunën në mbrëmje.
Top Channel