Foto ilustruese

Një trup i pajetë është gjendur mbrëmjen e sotme në zonën e Çardhakut në Moravë të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima, Agim Dejo ka humbur prej 6 muajsh dhe është gjetur mbrëmjen e sotme.

Viktima është identifikuar dhe është endacak ndërsa nuk ka shenja dhune në trup nga kqyrja paraprake.

Siç raporton Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule, trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të parë edhe sa ditë ka që ka ndërruar jetë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima mund të ketë 3 muaj që ka ndërruar jetë. Nga kqyrja e trupit të dekompozuar nuk janë konstatuar goditje apo thyerje të kockave që mund të ketë dyshime për ngjarje kriminale. Po vijojnë veprimet për rastin.

Top Channel