Arrestohet oficeri në Selanik/ Abuzoi seksualisht me një grua të burgosur, ngjarja ndodhi gjatë transferimit të saj me furgonin e policisë

27/04/2026 15:22

Një oficere policie është arrestuar në Selanik, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një grua të arrestuar e cila po transferohej nga burgu i grave në Tebë drejt Selanikut.

Sipas denoncimit të 41-vjeçares, ngjarja ka ndodhur gjatë rrugës, në zonën e Tempit, ndërsa ajo po transportohej së bashku me dy të ndaluara të tjera. Oficeri 54-vjeçar, me gradën shef policie, ndodhej në automjet si bashkë-shofer.

Denoncuesja pretendon se, përveç sjelljeve të papërshtatshme dhe ngacmimeve seksuale, oficeri i sugjeroi të kryenin marrëdhënie seksuale, madje propozoi edhe një takim të mundshëm në një stacion policie gjatë një ndalese të planifikuar për furnizim me karburant, ndalesë që në fund nuk u realizua.

Top Channel