Përfundon ekspertiza e zjarrit në pallatin pranë QSUT, kush është shkaku i rënies së flakëve
Një avokate e njohur italiane është marrë nën akuzë nga Prokuroria pasi dyshohet se kryente aktivitet kriminal si ndërmjetëse e mafias shqiptare në trafikun e drogës dhe veprimtari të tjera të paligjshme.
Avokatja e dyshuar është Daniela Paccoi e cila tani po procedohet në gjendje të lirë.
Avoaktja akuzohet se veproi si ndërmjetëse për udhëheqësit e organizatës shqiptare dhe klientin e saj, i cili u arrestua janarin e kaluar me 65 kilogramë kokainë.
Sipas raporimeve ajo përcolli mesazhe nga Shqipëria në burg dhe dhe anasjelltas, si dhe u sigurua që burri të mos zbulonte identitetin e bashkëpunëtorëve të tij, madje duke organizuar një zbulim të rremë droge, konkretisht të kontrabanduar nga përtej Adriatikut, për të simuluar gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me hetuesit.
Zyra e prokurorit të Peruxhias dyshon se avokatja Daniela Paccoi, së cilës i është dorëzuar një njoftim për përfundimin e hetimit, ka një rol integral brenda një organizate të madhe kriminale ndërkombëtare.
Avokatja akuzohet për komplot për trafik narkotikësh, nxitje të deklaratave të rreme dhe trafik droge. Hetuar në rastin e koordinuar nga Zëvendës Prokurori i Peruxhias Gennaro Iannarone, së bashku me dy individë të tjerë: një shqiptar, i cili nga hetuesit besohet të jetë korrieri dhe arkëtari i organizatës në Itali, dhe Matteo Coresi.
Biznesmeni Coresi është vëllai i Gianpaolo, i mbrojtur nga avokati Paccoi, i cili u arrestua në janar të vitit të kaluar me 65 kilogramë kokainë të fshehur në fundin e rremë të makinës së tij dhe brenda picerisë së tij në Foligno.
Udhëheqësit shqiptarë të organizatës, përmes avokates penal të cilës i paguanin rregullisht tarifat, i dërguan atij para dhe mesazhe, duke i premtuar zgjidhje për të marrë trajtim më pak të ashpër nga sistemi i drejtësisë.
Pikërisht për këtë qëllim, thuhet në dokumente, tre të dyshuarit kishin organizuar transportin e dy kilogramëve drogë, të cilat më pas u fshehën në një pusetë në tokën në pronësi të familjes së të arrestuarit, në Casenove, Foligno.
Coresi, i cili do të paraqitet para gjyqtarëve më 7 maj për gjyqin e shkurtuar, u shtir sikur bashkëpunonte me hetuesit dhe më pas i kërkoi Policisë Financiare të gjente këtë vend të fshehur, duke i siguruar edhe një hartë të detajuar të vendndodhjes.
Top Channel