Paola Sula flet për jetën e saj/ Rrëfen betejën me ankthin dhe si një qenush u kthye në mision jete
Reperi i njohur i grupit Migos, Offset, ka reaguar për herë të parë pas incidentit të armatosur ku u plagos jashtë një kazinoje në Florida, duke e cilësuar veten “të bekuar” që i mbijetoi sulmit.
Në një intervistë për podcast-in “Creators Inc.”, të realizuar vetëm pak ditë pas ngjarjes, artisti 34-vjeçar zbuloi se plumbi e ka prekur në zonën e ijes, por pa pasoja fatale. Ai theksoi se është i përqendruar te rikuperimi dhe nuk kërkon mëshirë nga publiku.
“Më qëlluan në ije. Jam i bekuar që mund të vazhdoj të lëviz. Shfaqja nuk ndalet”, u shpreh ai, duke treguar vendosmërinë për të vijuar përpara pavarësisht traumës.
Pavarësisht plagosjes, Offset nuk ka ndalur aktivitetin artistik.
Vetëm pak ditë më vonë ai u ngjit në skenën e Coachella Valley Music and Arts Festival, ku fillimisht performoi me karrocë me rrota, për t’u ngritur më pas në këmbë mes duartrokitjeve të publikut.
Ndërkohë, autoritetet në Florida vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të sulmit, ndërsa ende nuk janë bërë publike detaje mbi autorët apo motivet e mundshme./TAR
Top Channel