Suedia mbyll 20 shkolla pas kërcënimeve për dhunë, Policia hap hetim për alarm sigurie në Borlänge
Kate Middleton ka ndarë një moment emocional gjatë një aktiviteti në Pallati Buckingham, ku përqafoi një burrë 88-vjeçar dhe përmbushi në mënyrë simbolike dëshirën e fundit të bashkëshortes së tij.
Ngjarja u zhvillua më 21 prill, gjatë një pritjeje të organizuar për 100-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Elizabeth. Aty, Princesha e Uellsit u takua me Tony Glenhill, i cili i tregoi se kishte humbur së fundmi bashkëshorten e tij dhe se ajo i kishte kërkuar para vdekjes të merrte pjesë në këtë event.
Në një video të publikuar nga media britanike, Kate Middleton shihet duke i mbajtur duart Glenhill-it dhe më pas duke e përqafuar ngrohtësisht, një moment që është komentuar gjerësisht për emocionalitetin e tij.
The Princess of Wales hugging George Cross hero Tony Gledhill, 88, today.
He looked emotional as he shared a moment with Catherine,
explaining afterwards that his wife had recently died – and she had told him he must attend the palace event before she died. pic.twitter.com/m4cQmJ87iR— Rebecca English (@RE_DailyMail) April 21, 2026
Sipas raportimeve, Glenhill është një ish-polic i dekoruar me Kryqin e George, i njohur për një rast të rrezikshëm gjatë detyrës, ku kishte ndihmuar në ndalimin e disa kriminelëve të armatosur.
Në eventin e mbajtur në Sallën e Mermertë të Pallatit Buckingham morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, përfshirë Mbreti Charles III, Mbretëresha Camilla dhe Princi William.
Kate Middleton u shfaq me një fustan ngjyrë vjollcë dhe bizhuteri nga koleksioni i Mbretëreshës Elizabeth, duke nderuar kujtimin e saj, ndërsa aktiviteti u zhvillua në shenjë respekti për mbretëreshën që ndërroi jetë në vitin 2022 pas 70 vitesh në fron.
Top Channel