Kendall Jenner dhe Jacob Elordi në një lidhje dashurie prej dy muajsh, motra e modeles ka nxitur njohjen e tyre

22/04/2026 10:19

Modelja e njohur Kendall Jenner dhe aktori Jacob Elordi thuhet se janë në një lidhje prej rreth dy muajsh, sipas mediave ndërkombëtare, të cilat raportojnë se afrimi i tyre është nxitur edhe nga motra e saj, Kylie Jenner.

Sipas burimeve të cituara nga Page Six, marrëdhënia mes tyre nuk është e re dhe dyshohet se ka nisur në muajin shkurt, ndërsa të dy njiheshin prej kohësh në rrethet shoqërore të Los Angeles.

Thashethemet për një lidhje u shtuan pas raportimeve se çifti është parë në momente të afërta gjatë një feste në Coachella 2026, ku burime pranë tyre flasin për “kimi të fortë” mes dyshes.

Mediat raportojnë gjithashtu se Kylie Jenner ka luajtur rol në afrimin e tyre, pasi e kishte njohur më herët Elordin dhe e konsideronte atë një person të përshtatshëm për motrën e saj. Sipas të njëjtave burime, grupi shoqëror i tyre është afruar përmes takimeve të përbashkëta në Los Angeles, ku mes Kendall Jenner dhe Jacob Elordi ka pasur një afrimitet të veçantë.

Top Channel