Administrativja zhbllokoi pagat e magjistratëve, ironizon Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për hallet e qytetarëve, shqiptarët do u falnin gjysëm rroge gjyqtarëve 11/09 16:12
Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim çështjen për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Në vendimin e sotëm Gjykata e Lartë argumenton se çështja do të kthehet për rigjykim në atë të Apelit. Kjo e fundit e kishte refuzuar kërkesën e Metës më 22 korrik të vitit të shkuar.
Apeli pati argumentuar se kërkesa është e papranueshme, sepse nuk ka bazë ligjore që të ankimohen kërkesat për zëvendësim mase.
Ndaj këtij vendimi Meta bëri rekurs dhe gjykata i ka dhënë të drejtë për t’u kthyer në rigjykim dhe për ta gjykuar çështjen sërish.
Top Channel