Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona janë ndeshur me një granatë e pashpërthyer nga koha e luftës, e cila u ka plasur në dorë.

Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo raporton se si pasojë kanë mbetur të lënduar rëndë dy personat.

Ata janë transportuar në spital menjëherë, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Top Channel