Rama vizitë zyrtare në Romë dhe Barcelonë, zbardhet agjenda e kryeministrit
Demokrati Klevis Balliu dhe socialisti Taulant Balla e kanë nisur me debat këtë seancë plenare.
Kjo pas kërkesës së kreut të grupit të PS, Taulant Balla, për shtyrjen në seancën e radhës të projektligjit për Gardën e Republikës. Balliu tha se kjo çështje nuk duhet të vijë fare në Kuvend, pasi sipas tij po bëhet në mënyrë që Edi Rama të emërojë “njeriun e vet”, pretendime që u hodhën poshtë Nga Balla.
“Sa i përket ndryshimeve për çështjen e projektligjit për Gardën, që është kostum që po i përgatitet një njeriut që kryeministri do ta bëjë shef të gardës, një projektligj që nuk duhet të shkelë fare në këtë sallë…”, tha Balliu.
“Unë nuk e kuptova se si të kërkosh në komisione më shumë kohë edhe për t’u përgatitur për debatet, dhe pastaj të vish këtu të thuash ndryshe, megjithatë kjo është ajo shembulli tipik i rastit kur nuk dinë çfarë kërkojnë. Megjithatë, në rastin në fjalë, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar, kam kërkuar shtyrjen për seancën pasardhëse, nuk është aspak e vërtetë ajo që u tha këtu.
Garda e Republikës është një institucion elitë në grupin e institucioneve të sigurisë në vend, punonjësit e Gardës së Republikës meritojnë respekt, e vërteta është që gjithmonë duhet t’i ofrojmë mbështetjen tonë Gardës së Republikës, e cila bën një detyrë të rëndësishme, dhe ndërkohë çdo lloj akuze apo insinuate dhe çdo lloj shpifje ndaj Gardës së Republikës është e ulët, Garda e Republikës i shërben autoriteteve të shtetit pavarësisht nëse je sot qeveri, apo je sot në opozitë. Kështu që, zoti kryetar i Kuvendit, i qëndroj propozimit tim, ka qenë një propozim edhe nga kolegë deputetë të opozitës në komisione, dhe është një praktikë pune për shkak se kemi shumë çështje të tjera, kjo çështje të kalojë për shqyrtim në seancën e datës 23”, tha Balla.
Top Channel