Rama vizitë zyrtare në Romë dhe Barcelonë, zbardhet agjenda e kryeministrit
Pasi la sallën e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha një prononcim për mediat, ku foli për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Ai hodhi akuza ndaj qeverisë duke thënë se nuk publikojnë ‘asnjë fjalë të vetme nga takimet në Bruksel’, ndërsa theksoi se Shqipëria nuk përmbush asnjë nga kriteret e BE, përveç atij gjeopolitik.
Sakaq kreu i PD, i bëri thirrje BE, KE dhe vendeve anëtare që të ‘të denoncojnë këtë praktikë’.
“Nëse serbët, maqedonasit marrin informacion të saktë pas çdo takimi në Bruksel, qeveria shqiptare nuk publikon asnjë fjalë të vetme që vendos fatin e vendit. Çfarë është raporti IBAR? Është raporti i vlerësimit të ndërmjetëm të dy kapitujve kryesorë. Ju duhet ta dini që opozita merr vesh përmes miqve të saj, sepse qeveria nuk jep asnjë njoftim.
Shqipëria nuk ka proces transparent, por e bazon në lobime të turpshme. I bëj thirrje KE-së, BE-së, vendeve anëtare të denoncojnë këtë praktikë të turpshme. Asnjë vend nuk e ndjek. Ngrihen këtu dhe akuzojnë opozitën për fjalime që mban në Strasburg për kërkesat që paraqet. Ne kemi deklaruar dhe deklarojmë se ky vend, veç kriterit gjeopolitik, ky vend në mënyrë absolutisht nuk plotëson asnjë kriter tjetër për të kërkuar nga BE për procesin e integrimit. Që nga heqja e monitorimit e deri sot, ky vend nuk plotëson asgjë veç kriterit gjeopolitik“, tha Berisha.
Top Channel