Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato takon deputetë të opozitës/ Reforma zgjedhore dhe territoriale në fokus, apel për bashkëpunim politik
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka pritur në takim Mevlan Ademin, një nga studentët udhëheqës të manifestimeve paqësore në Maqedoninë e Veriut, ku në fokus të bisedës kanë qenë kërkesat e studentëve shqiptarë për respektimin e të drejtave gjuhësore.
Përmes një njoftimi publik, Hoxha bëri të ditur se ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet dhe kërkesat e studentëve, të cilët kërkojnë respektimin e plotë të së drejtës për përdorimin e gjuhës amtare, në përputhje me zbatimin e qartë dhe konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit.
“Dëgjova me vëmendje kërkesat e tyre për respektimin e plotë të të drejtave për përdorimin e gjuhës amtare, në kuadër të zbatimit të qartë, të pa ekuivok dhe konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si themel i barazisë dhe i funksionimit efektiv të shtetit në një shoqëri multietnike”.
Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit mbetet themel i barazisë dhe funksionimit efektiv të shtetit në një shoqëri multietnike, ndërsa nënvizoi se dëgjimi i zërit të rinisë është një nga shtyllat bazë të demokracisë.
“Një nga veçoritë themelore të demokracisë është dëgjimi i zërit të rinisë dhe përkthimi i angazhimit qytetar në politika konkrete që garantojnë barazi dhe standarde evropiane”, theksoi Hoxha.
Ai shtoi se mbështetja për këto vlera është thelbësore për forcimin e institucioneve demokratike dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë, të bazuar në ligj dhe gjithë përfshirje.
Top Channel