Ministri Ferit Hoxha takon përfaqësuesin e protestave për gjuhën shqipe në RMV: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit për një të ardhme më të drejtë
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilloi një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësues të opozitës, ku në fokus ishin reformat kyçe dhe rëndësia e bashkëpunimit politik për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit.
Në një postim në Instagram delegacioni i BE ka dhënë detaje nga takimi.
Deklarata në Instagram
“Sot, në zyrat Delegacionit të BE-së, zhvillova një diskutim të hapur dhe të sinqertë me ambasadorët e Shteteve Anëtare të BE-së në Shqipëri, si edhe me znj. Jorida Tabaku dhe z. Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike. Shkëmbyem mendime mbi reforma kyçe që kërkojnë mbështetje dypartiake, si reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, si edhe mbi pjesëmarrjen demokratike në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Një proces legjislativ transparent dhe gjithëpërfshirës në Parlament, përmes angazhimit aktiv dhe konstruktiv të të gjitha grupeve parlamentare, si edhe konsultimet kuptimplota me përfaqësuesit e shoqërisë civile, janë thelbësore që Shqipëria të miratojë reforma të qëndrueshme në të mirë të qytetarëve të saj,” u shpreh Silvio Gonzato, Ambasador i BE-së në Shqipëri.
Top Channel