“Fermerët do e kenë naftën pa taksë”/ Berisha nga Berati: Shqiptarët mbushin makinat në vendet fqinje, ne do barazojmë…
Pas debatit në ditën e dytë të Samitit të Diasporës, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka pritur në Kuvend juristen shqiptare Eva Baçi, e cila jeton në Itali.
Një ditë më parë, teksa mori fjalën në Samit, juristja e cila jeton në Bolonjë prej 25 vitesh, u shpreh se pavarësisht dëshirës së emigrantëve për tu kthyer në vendlindje, mungojnë hapësirat reale për përfshirje.
Ajo iu drejtua socialistit Taulant Balla duke i thënë se “je i pari që je shumë larg realitetit”.
Sot Taulant Balla ka ndarë në rrjetin social “Facebook” pamje nga takimi në Kuvend me tre përfaqësues të diasporës, mes tyre Eva Baçin, teksa shprehet “mirënjohje për punën dhe kontributin e tyre për çështjet e komunitetit shqiptar në këtë Rajon. Në fillim qershori do të jemi sëbashku atje për një tjetër shkollë shqipe në Bologna”.
Top Channel