Në një fjalim të tij ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lordi Robertson, kritikon kryeministrin aktual Keir Starmer për atë që e quan “vetëkënaqësi gërryese”, çka e ka vendosur Britaninë “nën sulm”, duke këmbëngulur se Irani duhet të shërbejë si një shkundje e vrazhdë e asaj që ndodh me sigurinë kombëtare.
Kjo siguri, sipas ish-Ministrit të Mbrojtjes në qeverinë laburiste të Toni Bler, sipas një vlerësimi shkatërrues, ai paralajmëron qeverinë dhe klasën politike se po vendos në plan të parë buxhetin gjithnjë e në zgjerim të ndihmave sociale, ndërkohë që shpenzimet më të mëdha duhet të jenë në sigurinë thelbësore të ishullit.
Lordi Robertson, i njohur si mbështetës në luftën në Kosovë, ka hartuar dokumentin për Strategjinë e Mbrojtjes dhe mbështetet nga shefat e ushtrisë britanike në vlerësimin e tij, sipas të cilit Britania nuk mundet më të mbështetet në “kavalerinë amerikane” për të na nxjerrë nga balta kur vjen puna te çështjet e sigurisë kombëtare. Lordi Robertson mendon dhe akuzon Keir Starmer se nuk është i gatshëm të bëjë investimet e nevojshme, edhe pse kryeministri thotë se e ka dokumentin e ish-shefit të NATO-s në tavolinë.
Sipas Lordit Robertson, Britania përballet me krizë në logjistikë, inxhinieri ushtarake, kibernetikë, municione, trajnim dhe burime mjekësore, çka sipas tij bën që Britania të jetë “e papërgatitur, e pasiguruar, nën sulm dhe e pasigurt”. Siguria kombëtare e Britanisë dhe siguria jonë është nën rrezik, thotë ish-bosi i Aleancës së NATO-s.
Deklaratat e Lordit Robertson, të bëra në një kohë kur Britania dhe bota janë në kohën ndoshta më të rrezikshme në 30 vitet e fundit, duken si një shkundje nga letargjia e vetëkënaqësisë gërryese në shkallët e larta të politikës britanike, që ende me sa duket fle mbi dafinat e sigurisë të ofruara nga amerikanët që nga fillimi i themelimit të NATO-s, kur Amerika duket se ka prioritete të tjera gjeostrategjike dhe siguria e vendeve të NATO-s dhe aleatëve të saj në Evropë ka zbritur poshtë në listën e prioriteteve të saj.
Do të mjaftonte fakti që Britania do të ishte e zbuluar nëse raketat balistike iraniane do të kishin rreze më të gjatë veprimi dhe do të godisnin Londrën, pa folur për ato nga Koreja e Veriut apo Rusia, po të mos ishte në funksion sistemi antiraketor amerikan Patriot dhe SM-3 i instaluar nga amerikanët në Evropë. Po t’i shtohen këtu dobësimi i marrëdhënies speciale anglo-amerikane dhe raporti i paqëndrueshëm dhe humorit mes udhëheqësve të dy vendeve, bëhet akoma më urgjente kërkesa e Lordit Robertson, një autoritet i padiskutueshëm ushtarak dhe politik britanik.
Top Channel