Gjatë intervistës për “S’e Luan Topi”, ish-banorja e Big Brother VIP, Greta Kazazi, foli për përplasjen e saj me Juelën, që çoi në daljen e saj nga BBV, si dhe për marrëdhëniet me banorët e tjerë.

Për Juelën, Greta tha se do të donte të bisedonte me të për arsye se e sulmoi ashpër që nga hyrja në shtëpinë më të ndjekur në vend.

Kam kërkuar ndjesë, por ka qenë gjithçka shkak-pasojë. Edhe Juela më ka thënë të njëjtën gjë, por e zbukuroi. Më erdhi keq, isha shumë e ngarkuar dhe thjesht ia ktheva të njëjtën gjë. Është e keqe, nuk duhet bërë. Në atë moment jam ndjerë ashtu, është lojë nervash. Në atë moment kur ajo e ka nisur debatin dhe ka ofenduar nënën time, ka thënë një fjalë të ulët, që nuk ia ktheva sepse nuk doja të prishja imazhin. Kam duruar shumë dhe më ishte bërë pak e lodhshme si situatë.

Unë jam futur në shtëpi dhe Juelës i kam qëndruar afër. Më ka sulmuar ajo e para, sepse sipas saj isha gënjeshtare, për shkak të njohjes me Selin. S’kishte pse e merrte kaq personale. Aty filloi, por pati edhe një moment që u afruam.

Do doja ta pyesja pse e ka pasur nga momenti i parë akuzën dhe sulmet ndaj meje pa më bërë gjë. Do doja të pyesja, të bënim një bisedë.”, tha ajo.

Top Channel