Ylli i golfit, Tiger Woods, është përfshirë në një aksident të frikshëm në Florida të premten pasdite, raportoi ABC News.

Sipas Martin County Sheriff’s Office, aksidenti ndodhi në Jupiter Island dhe përfshiu dy automjete, me një prej tyre që u përmbys. Një person raportohet në gjendje të qëndrueshme, ndërsa tjetri ka refuzuar të dërgohet në spital. Zyrtarët e zjarrfikësve konfirmuan se nuk pati të lënduar.

Detaje të mëtejshme mbi shkaqet e aksidentit dhe gjendjen e Woods nuk janë bërë të ditura. Sheriffi John Budensiek pritet të mbajë një konferencë për media më vonë gjatë ditës.

Tiger Woods, 50 vjeç, ka pasur një karrierë të kufizuar në vitet e fundit pas një aksidenti serioz në shkurt 2021 që i shkaktoi lëndime të rënda në këmbë.

Ai nuk ka marrë pjesë në një turne zyrtar që nga korriku i 2024, megjithëse ka luajtur këtë javë në garën e brendshme TGL, që e themeloi së bashku me Rory McIlroy.

Woods ka fituar 15 tituj major dhe është njëherësh fitues 82 herë në PGA Tour, duke u barazuar me Sam Snead për numrin më të madh të fitoreve në histori. Ai ka fituar për herë të fundit një major në Masters 2019.

Top Channel