Video/ Fitorja historike përballë Sllovakisë, shikoni festën e lojtarëve të Kosovës në dhomat e zhveshjes, nuk mungon as flamuri shqiptar

27/03/2026 07:35

Kosova arriti një fitore të madhe dhe historike përballë Sllovakisë në Bratislavë në gjysmëfinalen e parë të play off-it të Botërorit, me rezultatin 3-4.

Pas entuziazmit të treguar në fushë, festimet u zhvendosen edhe në dhomat e zhveshjes.

Me këngë dhe me flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë, futbollistët dardanë festuan kualifikimin historik në finalen e play off-it të Botërorit.

Tani, Kosova është vetëm një hap larg “Ëndrrës Amerikane”, ku në Prishtinë do të presë Turqinë.

Sfida do të luhet të martën e 31 marsit, në orën 20:45 dhe të gjithë do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Top Channel