Juventus ka detyrën për të fituar një vend në Ligën e Kampioneve, por drejtuesit e Zonjës së Vjetër po mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm, madje kanë nisur të bëjnë lëvizjet e tyre, duke nisur nga pankina.

Sipas asaj që publikon e përditshmja ‘Tuttosport’, ende nuk është diskutuar me Spallettin për kohëzgjatjen e kontratës së ardhshme, 1, 2 apo 3 vjet pak rëndësi ka përsa i përket besimit nga ana e drejtuesve të Zonjës së Vjetër kundrejt tij. Spalletti nuk pretendon të imponojë emra për Juventusin që do të vijë dhe është i ndërgjegjshëm që buxheti varet nga kualifikimi apo jo në Ligën e Kampioneve, por ai dëshiron të përditëspohet përditë duke marrë pjesë në mënyrë aktive në çdo lëvizje të klubit duke kërkuar 4-5 përforcime me peshë, vetëm lojtarë që mund të rrisin nivelin

Në këtë pikë, si trajneri ashtu edhe Juventus janë të bindur që të nisin gjithçka nga Dusan Vlahovic. Sigurisht që shumë do të varet nga gjendja fizike e lojtarit që do të vlerësohet shumë shpejt, duke qenë se sulmuesi serb është shumë pranë rikthimit në fushat e lojës, por është e sigurt se klubi juventin do të ulet në tryezë sa më shpejt të jetë e mundur me Darko Ristic, agjentin e Vlahovic për të përcaktuar detajet e rinovimit. Një rinovim që gjithsesi nuk do të varet nga zgjedhja e serbit për të reduktuar në mënyrë të ndjeshme pagën marramendëse që përfiton në këtë moment

Është më pas edhe kapitulli i ardhjeve të reja duke nisur nga roli delikat i portierit. Ditët e kaluara u fol për Noah Atubolu, portierin gjerman të Freiburg që po spikat si një prej lojtarëve më të mirë në rolin e tij në këtë sezon në arenën evropiane. Po kështu me emrin e Juventusit, ashtu sikurse dhe me atë të Interit, u lidh edhe ai i Alisson Becker që ka edhe 1 vit në kontratën e tij me Liverpool. Por drejtuesit e Juventusit duket se kanë më shumë dëshirë që të besojnë edhe të futbollistë të rinj. Kështu te bardhezinjtë pëlqehet 18 vjeçari Kerim Alajbegovic që ka lindur në Këln dhe luan me Salzburgun. Është një trekuartist, sulmues i dyti dhe ka disa cilësi të përbashkëta me Kenan Yildiz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB