Irani reagon zyrtarisht për herë të parë për pjesëmarrjen në Botëror, ja çfarë vendimi kanë marrë…
Giorgio Chiellini ka dhënë një deklaratë të qartë për të ardhmen e Juventusit.
Në një intervistë për DAZN, ai tha se nuk sheh asnjë trajner tjetër që do të ulet në pankinën e Juventusit për sezonin e ardhshëm, duke i dhënë mbështetje të plotë Luciano Spallettit. “Hapi i parë është ndeshja e sotme, pastaj do të kemi më shumë kohë javët e ardhshme për t’u ulur me Luciano. Por e kam thënë shumë herë: nuk shoh askënd tjetër në pankinën e Juventusit vitin e ardhshëm. Le t’i japim kohë kohës pa vendosur afate apo gjëra të tjera”, deklaroi Chiellini.
Pak javë më parë, drejtuesi i strategjisë së klubit kishte theksuar të njëjtën gjë: “Për mua, ai është trajneri për vitet e ardhshme të Juventusit dhe po bën mirë. Në kohën e duhur do të flasim, por besoj se askush nuk ka dyshime për këtë.”
Kjo konfirmon që Luciano Spalletti ka mbështetje të fortë nga drejtuesit e lartë të klubit dhe pritet të vazhdojë projektin e tij në Torino edhe për sezonin e ardhshëm. Për tifozët bardhezi, kjo siguri për trajnerin pritet të sjellë stabilitet dhe vazhdimësi në skuadër pas rezultateve pozitive të fundit. Deklarata u bë para ndeshjes së Juventusit ndaj Roma në Olimpico, një përballje që pritet të jetë vendimtare për ritmin e bardhezinjve në kampionat.
Top Channel