“Absurde rritja e pagave”/ Berisha reagon për deklaratën e Ramës: Mercenarit të Skapit ia ka bërë rrogën 7 mijë euro
Moderatori i Grammy Awards, Trevor Noah, shkaktoi reagime të forta pasi ironizoi Nicki Minaj dhe presidentin amerikan Donald Trump gjatë ceremonisë.
Gjatë monologut hapës, Noah u tall me mungesën e Nicki Minaj, duke thënë se ajo ndodhej në Shtëpinë e Bardhë me Trump për të diskutuar “çështje shumë të rëndësishme”. Më vonë, ai vijoi me shaka të tjera, përfshirë një koment për dosjen e Jeffrey Epstein, që shkaktoi zemërimin e presidentit.
Pas fitores së Billie Eilish për “Kënga e Vitit”, ai tha se çmimi ishte pothuajse aq i dëshiruar “sa Trump dëshiron Groenlandën”, duke shtuar se pas mbylljes së ishullit të Epstein, presidentit “i duhet një ishull i ri për të kaluar kohë me Bill Clinton”.
Pas ceremonisë, Trump reagoi në Truth Social, duke mohuar çdo lidhje me dosjen e Epstein dhe duke e quajtur deklaratën e Noah të rreme dhe shpifëse. Ai kërcënoi moderatorin me kallëzim, duke e cilësuar atë “humbës” dhe “pa talent”.
Noah, i cili këtë vit ishte për herë të gjashtë dhe të fundit moderator i Grammy-t, reagoi me ironi gjatë shfaqjes, duke thënë se nuk shqetësohej për pasojat, pasi kjo ishte hera e fundit që drejtonte ceremoninë.
Gjatë mbrëmjes, moderatori bëri edhe batuta të tjera politike dhe kulturore, ndërsa ceremonia u transmetua drejtpërdrejt. Akademia e Regjistrimeve kishte njoftuar më herët se Noah do të rikthehej për “një herë të fundit” si prezantues i eventit.
Top Channel