Senegali, shpërblime ëndrrash për Kupën e Afrikës; para dhe terrene nga presidenti
Operacioni i kalimit të Mateta te Juventus dukej se ishte shumë pranë mbylljes me sukses dhe mungonte vetëm zgjidhja e disa detajeve, por tratativat me Crystal Palace po komplikohen gjithnjë e më shumë. Pengesë në këtë pikë është oferta e bërë nga Juventusit e sidomos formula e transferimit të futbollistit.
Londinezët duan të përfitojnë menjëherë nga ky operacion, ndërsa Juventus shtyn për një pagesë të kushtëzuar nga kualifikimi në kompeticionet evropiane. Një diferencë kjo që vështirë se mund të reduktohet sidomos tani që edhe Aston Villa ka shfaqur interesin për sulmuesin francez, gjë që ka bërë që Crystal Palace të rrisë çmimin e kartonit të Mateta që tani është rreth 40 milionë euro, ndërkohë që formula e vetme që pranohet është ajo e shitjes përfundimtare të kartonit të lojtarit
Në këtë pikë, ishte e natyrshme që drejtuesit bardhezinj të orientoheshin drejt atij që nga plani B është shndërruar në Planin A, dmth te Youssef En-Nesyri që është shumë pranë largimit nga Fenerbahçe. Paga e futbollistit është e lartë; 8 milionë euro në vit dhe Juventus dëshiron të mbulojë vetëm pjesën që mbetet deri në fund të sezonit duke shtuar një dëmshpërblim për akordin me huazim. Në këtë pikë mbetet vetëm gjetja e akordit për shifrën e një blerjeje të mundshme të futbollistit, shifër që sipas ‘Tuttosport’ mund të arrijë në 20 milionë euro, për një shpenzim total prej 25 milionë euro, por me 5 milionë të sapogarantuara duke pasër sidomos lirinë për të bërë një tjetër zgjedhje në verë në rast se marokeni nuk do të mund të bindë ambientin bardhezi.
Top Channel