Të maskuar si ushtarë, një palestinez dhe dy izraelitë grabisin një dyqan bizhuterish në Bregun Perëndimor
BBC tha sot se do të mbrohet kundër një padie për shpifje të ngritur në SHBA nga Donald Trump, i cili po kërkon 10 miliardë dollarë nga transmetuesi publik britanik për transmetimin e fragmenteve të redaktuara të fjalimit të tij më 6 janar 2021, përpara se mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin federal në kryeqytetin e SHBA-së.
“Siç e kemi bërë të qartë tashmë, ne do ta mbrojmë këtë çështje. Nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm mbi procedurat ligjore në vazhdim”, tha një zëdhënës i BBC-së në një deklaratë. Trump argumenton se mënyra se si u montuan klipet e tregonte atë duke u bërë thirrje mbështetësve të tij të shkonin me të në Kongres dhe të luftonin në një “luftë të tmerrshme”, ndërsa fraza ku fliste që mobilizimi të ishte paqësor u hoq, përpara se mbështetësit e tij të bënin pushtimin e përgjakshëm të Kapitolit për të parandaluar certifikimin formal të fitores së kundërshtarit të tij demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
BBC tashmë i ka kërkuar falje publikisht presidentit të SHBA-së dhe ka pranuar se është bërë një gabim gjykimi dhe ka pranuar se montimi krijoi përshtypjen e rreme se ai po bënte thirrje drejtpërdrejt për dhunë. Megjithatë, shtoi se nuk besonte se kishte një bazë ligjore për ta paditur atë.
Top Channel