“Për 14 orë po nuk e zëvendësuat flamurin e grisur, ju shkarkoj”, Mitro Çela tregon historinë me Azemin pas kthimit nga Greqia: Para na doli polici me mustaqe kur…
Gjykata e Elbasanit liron 16 të arrestuarit të operacionit Metalurgjiku duke e cilësuar arrestin të paligjshëm.
Seanca maratone zgjati më shumë se 7 orë për shkak të numrit të madh të personave por edhe pranisë së shtetasve të huaj për të cilët kërkohen përkthyes të licensuar.
Në lidhje me masat e sigurimit me objekt “Vleftësim të ndalimit në flagrancë , caktim mase sigurimi. Prokurori çështjes ka kërkuar në seancën caktim mase sigurimi “Detyrim paraqitje” për 15-të prej të ndaluarve dhe për një prej të ndaluarve caktim mase sigurimi” Detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit”.
Gjykata në përfundim të gjykimit vendosi, vleftësimin e paligjshëm të ndalimit në flagrancë për 16-të personat e ndaluar dhe masë sigurimi personal “Detyrim paraqitje” për të 16-të personat e ndaluar.
16 persona 9 prej të cilëve të huaj përfunduan në pranga në Elbasan pasi kryen krime kundër mjedisit.
Pas ankesës së banorëve të zonës së Bradasheshit, policia dhe prokuroria Elbasan bashke me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, zbuluan se dy biznese të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, në lidhje me ferro kromin dhe Ferro Aliazheve konkretisht CCAlb dhe GSA Ferrokrom kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën.
Nga kontrolli në terren u konstatua se kompania GSA Ferrokrom nuk trajtonte dhe nuk dërgonte në asnjë operator të licencuar mbetjet e hirit nga sistemi i Pluhur kapjes. Ndërsa kompania CC ALB nuk respektonte kriteret për riciklimin dhe asgjësimin e mbetjeve të baterive.
Për këto shkelje kompanive me administrator Ilir Londo dhe Ergis Flaga iu pezullua aktiviteti dhe u gjobiten me gjobë 10 dhe 3 mln lekë të rinj
Në pranga përveç administratorëve ranë edhe drejtorë prodhimi; inxhinierë/drejtues teknik; përgjegjës turni/operator furre/punëtor.
Nën përgjegjësi penale u vendos edhe shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Top Channel