Zbardhet shkresa drejtuar Kuvendit, Altin Dumani kërkon heqjen e imunitetit për arrestimin e Ballukut 3 ditë para se t’i mbarojë mandati në krye të SPAK
Pas marrjes së kërkesës nga SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, është vënë më lëvizje kryetari i Kuvendit Niko Peleshi.
Nga burime prej Kuvendit gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se Niko Peleshi ka njoftuar Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet i cili do të mblidhet 19 dhjetor 2025, në orën 10:30.

Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren drejtohet nga Kryetari Niko Peleshi, ndërsa anëtarët e PS janë Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues dhe Arkend Balla anëtar zv/anëtarë. Ndërkohë anëtarët e PD janë Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi, Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli zv/anëtarë.
Top Channel