Dyshohet se kishte lidhje me grupin ShinyHunters, policia holandeze arreston 24-vjeçarin: Vodhi të dhënat e ndjeshme të 38 mijë punonjësve të FBI-së
Kryeministrja ukrainase, Yulia Svyrydenko, ka mirëpritur propozimin e Bashkimit Evropian për të përdorur asetet e ngrira ruse për të financuar Ukrainën.
Sipas ‘BBC’, Yulia Svyrydenko e përshkroi propozimin e paraqitur nga Ursula von der Leyen si “një hap të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm përpara” që “forcon rrugën e Ukrainës drejt integrimit të plotë evropian”.
Svyrydenko falënderoi presidentin e Komisionit Evropian, i cili sot njoftoi një paketë me vlerë 79 miliardë paund, ku asetet e ngrira ruse do të mbulonin “dy të tretat e nevojave të financimit të Ukrainës” për dy vitet e ardhshme.
“Ne presim me padurim bashkëpunimin e ngushtë të vazhdueshëm me të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe miratimin përfundimtar të Këshillit Evropian”, tha Svyrydenko.
Top Channel