Foto/ Kapiteni i Spanjës drejt divorcit për herë të dytë, heq bashkëshorten e tij nga rrjetet sociale

02/12/2025 13:44

Tifozët e Alvaro Moratës dhe Alice Campellos janë në alarm: sinjalet e fundit në rrjetet sociale duket se tregojnë tensione mes tyre.

Futbollisti spanjoll ka hequr nga bio-ja e tij referencën “bashkëshorti i Alice”, ndërsa biznesmenja ka përditësuar profilin duke hequr mbiemrin “Morata”. Një situatë e ngjashme ishte regjistruar edhe gjatë krizës së tyre të mëparshme, mbi një vit më parë, kur ndryshimet e heshtura në rrjetet sociale kishin paralajmëruar ndarjen zyrtare.

Sipas gazetarit spanjoll Javi Hoyos: “Alvaro Morata dhe Alice Campello po kalojnë një krizë. Ata duan njëri-tjetrin shumë, nuk ka palë të treta dhe as tradhëti, por po përballen me një moment të vështirë. Të dy po luftojnë për familjen dhe fëmijët e tyre”.

Ndarja e parë kishte ndodhur verën e kaluar pas fitores së Moratës në Europian, por ishte mbyllur me një rikthim të marrëdhënies. Megjithatë, postimi i fundit i përbashkët i Alice-s daton më 5 nëntor, pa “like” reciprokë që nga ajo ditë, duke lënë tifozët të pyesin nëse bëhet fjalë për një moment të vështirë apo sinjale më serioze të një krize.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta