Foto+Video/ Rrëzimi i ‘Phantom’ në Greqi, pamje dramatike nga vendngjarja, momenti kur shpërthen në flakë avioni 2,4 milionë dollarësh
Dy kullat masive të ftohjes, të ndërtuara me rreth 56,000 ton beton, në një central bërthamor në Gjermaninë jugore u shembën gjatë një shembjeje të kontrolluar të shtunën, një fund simbolik i objektit.
Kullat i përkisnin centralit elektrik në Gudermingen, Bavari.
Shikoni videon e shembjes:
Stacioni ishte një pikë referimi për qytetin për gati gjashtë dekada, duke krijuar vende pune dhe duke nxitur ekonominë lokale, raporton Euronews. Si pjesë e heqjes graduale të energjisë bërthamore të vendit dhe kalimit në burime të rinovueshme, termocentralet bërthamore Gudrmingen, Brokdorf dhe Grondet u çmontuan në dhjetor 2021.
Mijëra njerëz u mblodhën për të parë shembjen nga një distancë e sigurt. Gjithsej u bënë tre shpërthime. E para për të trembur kafshët dhe faunën në zonë dhe dy të tjerat për të rrafshuar kullat.
Pas shembjes, çmontimi i stacionit do të vazhdojë dhe do të përfundojë në vitin 2040.
Top Channel