Protestuesit e shtrirë përtokë, reagon Policia: S’janë në komisariat, por në ambientet e një institucioni shtetëror, u kapën në flagrancë duke hyrë 16/10 00:03
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes në Facebook lajmin për projektin fitues të “Parkut të Besimit”, një vepër arkitekturore nga studioja me famë botërore BIG (Bjarke Ingels Group).
“Mirëmëngjes 😊 dhe me projektin fitues të Parkut të Besimit nga studioja me famë botërore BIG (Bjarke Ingels Group), që i shton vendit tonë një tjetër destinacion unik të arkitekturës ndërkombëtare e jo vetëm, ju uroj një javë të mbarë 🫶”, shkruan Rama në postimin e tij.
Parku i Besimit pritet të jetë një simbol i bashkëjetesës fetare dhe harmonisë ndërfetare në Shqipëri, duke u shndërruar gjithashtu në një atraksion të ri kulturor dhe turistik me rëndësi ndërkombëtare.
Top Channel