U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për vrasjen makabre të 51-vjeçarit Valbon Beqiri në Durrës.
Ai u masakrua me mbi 20 goditje thike nga një 24-vjeçar, tashmë i arrestuar nga policia. Burime të grupit hetimor thonë se ndryshe nga pretendimi i autorit, se viktima tentoi ta përdhunonte, dyshohet se vrasja ka qenë e paramenduar. Hetuesit po shqyrtojnë pistën e një lidhjeje intime mes tyre, që mund të ketë sjellë konfliktin fatal.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se Beqiri është goditur që te dera e apartamentit. Pas përleshjes, ai është gjetur nën tavolinën e kuzhinës (vetëm me të mbathura), ndërsa apartamenti ishte i mbuluar në gjak. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur brenda një harku kohor prej 25 minutash.
Krimi u zbulua pasi viktima nuk shkoi të merrte djalin e tij nga shkolla, si çdo ditë. Pas kërkimeve një i afërm e gjeti të pajetë në banesën që Beqiri e kishte në ruajtje dhe njoftoi mbrëmjen e së mërkurës policinë. Hetimet zbuluan se krimi ishte kryer paraditen e djeshme, rreth orës 10:00. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 24-vjeçari kishte hyrë në banesë për të blerë lëndë narkotike, por pas një konflikti për motive të dobëta, ai e ka goditur disa herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia arrestoi 24-vjeçarin Teilor Tivari dhe një tjetër person që e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, ndërsa hetimet po vijojnë për të sqaruar motivet e plota të këtij krimi.
Top Channel