Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë mesditën e sotme në Gjilan.
Gazetarja Leonita Bajrami ka konfirmuar se personi i tretë që po merrte ndihmë mjekësore në spital, ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve nga mediat, viktimat janë identifikuar si:
Selami Hasani, rreth 67 vjeç
Abedin Hoxha, rreth 68 vjeç
Personi i tretë i cili, sipas raportimeve të fundit, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.
Të plagosurit janë:
Naim Hoxha, rreth 41 vjeç
Edmond Hasani
Bujar Hoxha, rreth 41 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtim të specializuar.
Më herët zëdhënësi i policisë së Gjilanit konfirmoi ngjarjen e rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur.
Njoftim nga Policia e Kosovës – Rajoni i Gjilanit
Sot, më datë 10.08.2025, rreth orës 12:32, dyshohet se ka ndodhur një rast i vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri në qytetin e Gjilanit, në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Në këtë ngjarje, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihma e parë në Qendrën Emergjente në Gjilan.
I dyshuari për këtë rast është një person i gjinisë mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i njohur për policinë, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit. Njësitë e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, po hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë.

Top Channel