Në Milano fillojnë të besojnë te supersticionet, emërimi i Allegrit te Milani i jep Interit fitoren në… Champions

30/05/2025 16:24

Interi do të zbresë nesër në fushë për sfidën më të rëndësishme të sezonit, atë ndaj PSG-së në finalen e madhe të Champions League, që zhvillohet në Mynih.

Zikaltrit synojnë trofeun më të çmuar në futbollin europian për klube, ndërsa në Itali ka nisur edhe “lojërat” e supersticionit.

Emërimi i Massimiliano Allegrit te Milani është parë nga disa si një ogur i mirë për Interin. Kjo për shkak se herën e fundit kur Allegri nënshkroi me kuqezinjtë – në vitin 2010 – Interi fitoi Champions-in nën drejtimin e Jose Mourinhos. Allegri qëndroi në stolin e Milanit deri në vitin 2014, por për tifozët zikaltër, ngjashmëria kohore ka ngjallur shpresë për një përsëritje të suksesit.

Skuadra e Simone Inzaghit është e përqendruar maksimalisht te kjo finale. Një dështim do të ishte goditje e rëndë, pasi sezoni rrezikon të mbyllet pa asnjë trofe – diçka që do të lërë një shije të hidhur për ekipin zikaltër.

Top Channel