Kënga provokuese estoneze që ka shkaktuar zemërim në Itali! Kërkohet përjashtimi nga “Eurovision 2025”

09/05/2025 16:57

Kënga e reperit dhe këngëtarit estonez Tommy Cash përfaqëson Estoninë në Festivalin e Këngës në Eurovision 2025, i cili zhvillohet javën e ardhshme.

Kur u njoftua përfshirja e këngës në konkurs, vërshuan reagimet me habi dhe indinjatë, veçanërisht në Itali, për shkak të mënyrës se si Cash ironizoi vendin me theksin e tij të rremë italian, duke goditur stereotipet italiane.

Më pëlqen çdo gjë e pavlerë“, i thotë Cash BBC-së, duke qeshur, duke shpjeguar tekstin e këngës, për të cilën disa italianë madje kanë kërkuar që të përjashtohet nga konkursi.

Megjithatë, Espresso Macchiato nuk është kënga e parë që përmend stereotipet italiane. BBC kujton këngët italo-amerikane të periudhës së luftës dhe pas luftës si Mambo Italiano dhe shumë të tjera.

Ndërkohë, autoparodia është pjesë integrale e Eurovisionit, veçanërisht midis artistëve të Evropës Lindore, sikurse ishte kënga e Polonisë në vitin 2014, My Sloëianie, e cila parodizoi stereotipet gjinore të vendit apo këngën satirike të Greqisë në vitin 2013, Alcohol is Free, e cila trajtoi krizën financiare greke.

Megjithatë, kënga e Cash në Eurovision mund të jetë e para që parodizon një komb tjetër konkurrent. Është një zgjedhje e guximshme për Eurovision-in, një event që ka funksionuar shumë më tepër sesa thjesht një konkurs këngësh që nga fillimi i saj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta