
Gjyqi ndaj reperit të njohur Diddy nisi të hënën, më 5 maj, ku ai përballet me akuza serioze për shantazh, trafikim qeniesh njerëzore dhe transportim për qëllime prostitucioni. Në përgatitje për këtë betejë të ashpër ligjore, Diddy ka zgjeruar ekipin e tij të mbrojtjes duke shtuar avokaten me ngjyrë, Nicole Westmoreland.
Westmoreland do të bashkëpunojë me një tjetër avokat afrikano-amerikan, Xavier Robert Donaldson, si dhe me drejtuesit e ekipit mbrojtës, Mark Anifilo dhe Teni Geragos. Kjo zgjedhje shihet si strategjike dhe me domethënie të veçantë, pasi avokatët e Diddy-t kanë deklaruar se ndjekja penale kundër tij është e motivuar nga paragjykime racore. Sipas tyre, rasti përfaqëson një “persekutim të synuar ndaj një burri të pasur dhe të suksesshëm me ngjyrë”.
Ekipi i tij ligjor përfshin gjithashtu emra të njohur si Brian Steele, Alexandra Shapiro, Jason Driscoll dhe Anna Estevao, ndërkohë që pritet që edhe avokati me përvojë Mark Geragos të luajë një rol kyç në mbrojtje. Prania e Geragos ka tërhequr vëmendje që në fazën fillestare të përzgjedhjes së jurisë, duke shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin publik.
Diddy has added a second Black attorney to his team of legal eagles … because he just hired Nicole Westmoreland to work with his seven other lawyers to try to get him acquitted at his federal trial in NYC.
Read more: https://t.co/xUYrnIQZrm pic.twitter.com/c6lOOwp6WZ
— TMZ (@TMZ) May 7, 2025
Mark Geragos është një nga avokatët më të njohur dhe më të diskutueshëm në Shtetet e Bashkuara, me një histori përfaqësimi të personazheve të famshëm dhe shpeshherë të kontestuar, si Michael Jackson dhe Chris Brown. Ai është kritikuar për taktikat e tij agresive në sallën e gjyqit, si dhe për daljet e shpeshta në media – element që për disa e bëjnë atë mjeshtër të “gjykimit nga media”. Prania e tij pranë Diddy-t mund të perceptohet si përpjekje për të ndikuar në opinionin publik ose për të ndërlikuar perceptimin rreth akuzave të ngritura.
Sipas burimeve të TMZ, ekipi i Diddy-t ka qenë në kërkim të një avokateje me ngjyrë jo vetëm për qëllime simbolike, por për të forcuar më tej ndikimin ligjor në një çështje që konsiderohet e ndërlikuar dhe delikate. Nga ana tjetër, ekipi i prokurorisë përbëhet ekskluzivisht nga avokatë të bardhë, dhe deri tani nuk ka asnjë indikacion nëse autoritetet federale do të ndryshojnë përbërjen e tyre përpara se gjyqi të hyjë në fazat vendimtare.
Top Channel