Eksperti rus Yushkov: Sanksionet amerikane nuk do të ndalin eksportet ruse të naftës, India dhe Kina nuk do të ndalojnë blerjet
India raportoi se ka nisur një operacion ushtarak kundër Pakistanit, duke goditur “infrastrukturën terroriste” si në Pakistan ashtu edhe në Kashmirin e administruar nga pakistanezët, në një përshkallëzim të madh të tensioneve midis dy fqinjëve.
“Këto hapa vijnë pas sulmit barbar terrorist në Pahalgam, në të cilin u vranë 25 indianë dhe një qytetar nepalez”, tha Ministria e Mbrojtjes e Indisë në një deklaratë, duke iu referuar një sulmi muajin e kaluar ndaj turistëve në Kashmirin e administruar nga India.
“Veprimet tona kanë qenë të fokusuara, të matura dhe jo-përshkallëzuese në natyrë. Asnjë strukturë ushtarake pakistaneze nuk është shënjestruar. India ka treguar përmbajtje të konsiderueshme në përzgjedhjen e objektivave dhe metodën e ekzekutimit”, shtohet në deklaratë.
India tha se nëntë vende ishin në shënjestër gjithsej. Shpërthime të shumta të fuqishme janë dëgjuar në Kashmirin e administruar nga Pakistani, sipas një gazetari të CNN.
Ushtria e Pakistanit tha se tre lokacione ishin goditur me raketa.
“Pakistani do t’i përgjigjet në kohën dhe vendin që do të zgjedhë vetë. Ky provokim i neveritshëm nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry, për Geo TV.
Top Channel