Trump vijon luftën me universitetet, presidenti: Do iu heqim statusin e përjashtimit nga taksat

02/05/2025 14:24

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump njoftoi qëllimin e tij për t’i hequr Universitetit të Harvardit statusin e përjashtimit nga taksat në një postim të ashpër në truth Social.

“Ne do t’ia heqim Harvardit statusin e përjashtimit nga taksat. Është ajo që meriton!”, shkroi Trump në platformën e rrjeteve sociale, duke vazhduar përballjen e tij me universitetet kryesore të SHBA-së.

Deklarata është pjesë e një klime më të gjerë tensioni midis qeverisë amerikane dhe institucioneve akademike, duke u përqendruar në çështjet e financimit dhe privilegjeve tatimore.

Presidenti ka kërkuar që universitetet të heqin programet e gjithpërfshirjes dhe mos bindja ndaj urdhrit nga disa universitete ka çuar në marrëdhënie të tensionuara mes administratës së tij dhe universiteteve në mbarë vendin, sidomos ndaj Harvardit.

Top Channel