Trafiku me gomone drejt MB, Ambasadori Britanisë për Top Channel: Harrojeni azilin, Shqipëria vend i sigurt! Ilegalët i kthejmë pas

30/04/2025 19:53

Nicholas Abbott Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, u pyet për valën masive të 12.000 shqiptarëve të mbërritur në MB më gomone në 2022.

Megjithëse kjo valë është shuar në 2023 ku mbërritën gati 900 shqiptarë, ndërsa në 2024 rreth 600. Numri një i diplomacisë britanike në Tiranë është i prerë: “Shqipëria vend i sigurte, nuk u jepet azil shqiptarëve”.

Muhamed Veliu– Shtetas shqiptarë vazhdojnë të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes gomoneve, ndonëse në numër më të vogël se në vitin 2022. Sa janë shanset reale për të fituar azil pas ndryshimeve ligjore të vitit 2023, kur Shqipëria u shpall vend i sigurt?

Ambasadori Nicholas Abbott– Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një vend të sigurt. Prandaj, fatkeqësisht, kushdo që përpiqet të hyjë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe të kërkojë azil, do të dështojë. Mesazhi im i qartë kur udhëtoj nëpër Shqipëri dhe takoj njerëz është: ju lutem mos e bëni këtë, mos e provoni, nuk do t’ju çojë askund. Ka probleme reale me mungesën e mundësive për punë dhe e dimë që kjo është një arsye e fortë për shumë të rinj që përpiqen të hyjnë në Britani. Por siç thatë, numri i atyre që mbërrijnë me gomone është shumë më i ulët tani krahasuar me tre vite më parë. Gjithashtu kemi një politikë rikthimi ku kthejmë shtetas shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. Prandaj, mesazhi im është shumë i qartë: mos e bëni këtë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta