Roja bën “skandal” në spitalin e Korçës, i dehur ofendon të sëmurët dhe godet familjarin e pacientit

30/04/2025 15:48

Roja i dehur bën “skandal” në pavionin e sanatoriumit të spitalit të Korçës.

Mësohet se roja i sanatoriumit ka qenë në gjendje të dehur kur vetëm pak minuta më parë, është futur në pavion dhe në dhomat e të sëmurëve, ku ka filluar t’i shajë e ofendojë.

Pas kësaj, ka ndërhyrë stafi mjekësor ku edhe me këta të fundit (infermierët) është grindur dhe më pas ka goditur një familjar të një pacienti të shtruar.

Është lajmëruar policia e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërsa ka bërë edhe shoqërimin e rojes në komisariat.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta