
Takimin elektoral të radhës, Partia Social Demokrate e zhvilloi në Has, por me një pjesë të mirë të hasjanëve, Tom Doshi, u detyrua të komunikonte online pasi ata janë të zhvendosur në Britani.
“Ndihem shumë mirë dhe kam shumë shpresë tek ju për mbështetjen që po i jepni Partisë Social Demokrate dhe kandidatëve që janë në Kukës, Has dhe Tropojë, e kam zemrën plot që ju kam ju atje, programi ynë është program social, ju e dini se në çfarë kushtesh është ky vend, këtu akoma diskutohet për ilaçe, ndihmë sociale, pensione, kemi bërë një program si me qenë në buxhet të shtetit, politika sot vjen e merr votat dhe ik.
Kandidoj për të gjashtën herë në qytetin tim, sa herë ka zgjedhje marr më shumë mbështetje, se u shërbej njerëzve, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe për Hasin, Kukësin, Tropojën”, tha Doshi.
Kandidatët për deputet të PSD në qarkun Kukës që përfaqësojnë Hasin dhe emigrantët kuksian u shprehën se bashkërisht do të mendojnë që vendlindja e tyre të ketë një të ardhme më të mirë.
“Unë atje kam studiu, kam ndejt shumë vite atje, jam kthyer në hapat ku jam rrit, dua të bëj për këtë vend më të mirën, dua të dalim në Parlament të gjithë, jo vetëm unë”, tha kandidati.
Top Channel